Ylli Hoxha mund te jete goditja e madhe e Vllaznise ne kete merkato. Mesfushori me tipare sulmuese eshte ne bisedime me drejtuesit e klubit nga ku mesohet se shume shpejt do te arrihet akordi. 28 vjecari qe aktualisht eshte pjese e Flamurtarit ndodhet akoma ne vendlindjen e tij ne Kosove dhe per mediat vendase ka pranuar se destinacioni I ri I tij eshte Shkodra. Futbollisti qe shkelqeu sidomos me Kukesin, eshte nje njohje e vjeter per trajnerin Cungu pasi e ka stervitur per disa kohe tek skuadra verilindore dhe tekniku shkodran duket se do te jete celesi I afrimit te tij. Keto dite, pritet qe mesfushori te mberrije ne Shkoder per te diskutuar me gjate me drejtuesit dhe me shume gjasa te firmose duke krijuar keshtu nje mesfushe teper te forte. Nderkohe burime prane klubit bejne te ditur se portieri Agovic do te jete gardiani I ri I portes kuqeblu. 25 vjecari ka bindur me paraqitjet e tij dhe drejtuesit kane vendosur qe ti ofrojne nje kontrate. Tashme pritet vetem pergjigjia e malazezit per te finalizuar keshtu edhe porten shkodrane ku alternativat do te jene Sherri, Selimaj dhe Agovic.Teksa po punohet per afrimin e lojtareve nga superliga, tek Vllaznia vijne serish lojtare ne prove dhe per kete arsye diten e merkure do te zhvillohet nje tjeter miqesore. Skuadra e Decic do te ktheje viziten duke luajtur nje 90 minutesh ne Reshit Rusi. Ne kete sfide, trajneri Cungu pritet ti kushtoje me shume rendesi dy lojtareve ne prove, brazilianit Belmanin dhe Bjellorusit Rekish. Te dy luajne ne fazen e sulmit dhe kjo perballje do te jete vendimtare per te ardhmen e tyre.