Wednesday, August 17, 2022
HomeAktualitetQellohet me anti-tank godina e Parlamentit te Kosoves

Qellohet me anti-tank godina e Parlamentit te Kosoves

-

Persona akoma te paidentifikuar, kane goditur me prella luftarake godinen e Parlamenetit te Kosoves, ne Prishtine. Ngjarja ka ndodhur ne oren 23.00, e cila ka alarmuar gjithe Kosoves. Ne njoftimin e Zyrtar te Sherbimit te Policise Kosovare thuhet: “Me 04.08.2016 rreth orës 23:00, në ndërtesën e Kuvendit të Kosoves, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, nga distanca ka ndodhur një sulm me një mjet të dyshuar shpërthyes. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Policia e Kosovës me njesitet relevante të saj menjëherë ka reaguar në lokacion dhe veprime intensive operative dhe hetimore janë duke u kryer për të identifikuar të dyshuarit e involvuar në rast”. Lidhur me kete ngjarje, Kryeministri i Kosoves, Isa Mustafa deklaroi se sulmi mbi ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është atak ndaj pavarësisë sonë. Kuvendi është organi më i lartë legjislativ, simbol i rregullimit tonë shtetëror dhe demokratik. Askujt nuk i lejohet të terrorizojë institucionet e shtetit tonë.
Ndersa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh se mund të mos pajtohemi për shumë gjëra, por ajo për të cilën të gjithë duhet të pajtohemi është se dhuna nuk duhet të ketë vend në Kosovën tonë. Mund të mos jemi në dijeni të emrave të sulmuesve, por e dimë se ata janë njerëz nuk e duan Kosovën, nuk e duan të ardhmen evropiane te qytetarëve tanë dhe nuk i duan që fëmijët e Kosovës të rriten në paqe. Mderkohe policia po vijon hetimet por deri tani nuk ka te dhena per persona te identifikuar si autore te kesaj ngjarje.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts