Sunday, November 27, 2022
HomeAktualitetRruga e Vermoshit drejt fundit

Rruga e Vermoshit drejt fundit

-

Ndertimi i rruges e Vermoshit vazhdon me intensitet, duke shfryrtezuar kushtet e mira te motit qe ofron stina e veres. Pasi ka përfunduar asfaltimi nga Hani i Hotit deri ne Tamare, eshte vijuar me hapjen e trasese ne drejtim te Vermoshit. Keshtu ne segmentin e dyte nga Tamara deri ne Fushe Loje, afro 20 kilometra ka përfunduar asfaltimi dhe qarkullohet normalisht. Nderkohe eshte avancuar me punime për zgjerimin aksit ekzistues , ndertimin tombinave , rrafshimin e trasese dhe shtrimin me çakell. Kjo ka perfundur ne segmentin deri ne Gropa te Selces ku eshte bere gati për tu asfaltuar. Dhe ndersa pritet asfaltimi, puna ka vazhduar me hapjen e trasese dhe ndertimin e mureve anesore edhe ne segmentin nga Gropat deri ne Vermosh, me gjatesi rreth 5 kilometer ku eshte edhe fundi i kesaj rruge për tu lidhur me piken kufitare doganore ne drejtim te Plaves dhe Gucise. Megjithese punohet me te gjitha mjetet, qarkullimi ne drejtim te Vermoshit dhe anasjelltas jo vetem qe nuk eshte penguar, përkundrazi, eshte lehtësuar nga punimet e deritanishme. Sipas informacioneve nga specialistet qe po ndjekin punimet, me ketë ecuri, besohet se brenda tetorit rruga e Vermoshit do te jete e përfunduar deri ne piken doganore. Kjo do te beje te mundur qe nga Shkodra dhe deri ne Vermosh e përtej kufirit, Plave – Guci, kjo rruge te qarkullohet brenda 2 oresh. Ajo nuk i sherben vetem krahinen e Kelmendit por edhe për trevat përtej kufirit pasi e përgjysmon rrugen për lidhjen e tyre me Malesine e Madhe, Shkodren dhe Podgoricen. Gjithashtu, rruga e Vermoshit do ti jape nje zhvillim te shpejte turizimin ne hepesiren e alpeve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,587FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts