Bruno Kola vijon te mahnise me talentin e tij ne sportin e Ciklizmit. Pas sukseseve te njepasnjeshme ne turnete e organizuar ne Shqiperi ku eshte absolut, i riu ka shkelqyer edhe ne kupen “Shaban Shala” qe u organizua ne Kosove. Pjesmarres ishin disa ekipe nga Ballkani me grupmosha te ndryshme por kjo nuk e ndaloi Kolen qe te renditet i dyti.
Ne 20 kilometrat e fundit, sebashku me nje ciklist nga maqedonia shume me i madh ne moshe se ai, u shkeputen duke dale te paret ne finish.
Suksesi i ekipit te Vllaznise vijoi edhe me tej pasi ne 5 vendet e para, jane renditur 4 sportiste kuqeblu. Sokol Murana ka zënë vendin e tretë, Astrit Kronaj të katërtin dhe Kledison Cani të pestin. Nje paraqitje dinjitoze e shkodraneve te cilet po pergatiten per turneun e radhes ne Turqi.