Kontrolli i produkteve ushqimore ne zonat turistike si Velipoje, Thethe dhe Razem, vazhdon te jete objekti kryesor i punes se inspektoreve te Autoritetit Kombetar te Ushqimit Shkoder. Kryekoordinatori, Hilmi Erkoçi, tha se tregues i këtij angazhimi eshte edhe gjendja me e permiresuar e kushteve te pushuesve ne keto pika:
Erkoçi tha se gjate ketyre kontrolleve janë konstatuar edhe probleme qe kane patur te bejne me sigurine e ushqimeve cilesine e shërbimit, perfshi deri dhe ujin e pijshem. Kjo ka bere qe ne çdo rast te ndërhyhet dhe te zbatohet me rreptësi ligji ndaj çdo subjekti:
Sipas drejtuesve te Autoritetit Kombetar te Ushqimit Shkoder, vëmendja e përqendruar ne zonat turistike do te vazhdoj deri ne përfundim te sezonit, por ne te njejten kohe edhe kontrollet ne qytet do te jene intensive. Te gjitha gjobat e vena ne Shkoder janë vjele nga ky institucion, me përjashtim te Bashkise Shkoder e cila eshte gjobitur me 500 mije leke dhe akoma nuk e ka shlyer, ndonëse për ketë ka edhe nje vendim detyrues te gjykates.