Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitetVitin e ardhshem, Velipoja e bllokuar !

Vitin e ardhshem, Velipoja e bllokuar !

-

Kapaciteti i rruges se Velipojes nuk mund te perballoje me qarkullimin tejet te renduar qe shoqeron sezoni veror turistik ! ky sezon po shkon drejte mbylljes ndaj nuk ia vlen me ti kthehemi, por nisur nga ngarkesa ne qarkullim qe u reflektua çdo dite si ne drejtimin Shkoder – Velipoje ashtu dhe anasjelltas, as qe mund te shpresohet me se sezoni i vitit te ardhshem do te përballohet me ketë rruge. Filmimet për ketë kronike u bene gjate oreve te paradrekes ne segmentin Berdice – Ura e Bahçallekut. Pamjet ofrojne nje trafik tejet te renduar ! Mjafton qe te kujtojme faktin se qe nga shkolla e Berdices dhe deri tek Harku, eshte dashur te pritet nje ore ne trafik, nderkohe qe ne situate normale nga Shkodra ne Velipoje nuk ben me shume se 30 minuta ! Ky eshte realiteti i këtij sezoni turistik , ku vertete mund te çlodhesh ne plazhe , por me ketë kapacitet rruge pushimi te kthehet ne lodhje, ne vonesa te tejzgjatura dhe ne stres! Kjo situate dikton ndërhyrjen pa humbur me kohe, për te zgjeruar rrethrrotullimin tek Harku i Berdices. Do te ishte kjo nje mase e pare emergjente për ta lehtësuar perkohesisht trafikun. Eshte folur shume për ketë ndërhyrje por faktikisht asnjë veprim konkret qe ne vitin 2004 kur u ndertua superstrada Shkoder – Lezhe, ndersa ne vijim eshte mese e domosdoshme te riaktivizohet projekti për ndertimin e rruges se re Shkoder – Velipoje. Vetem kjo do te ishte zgjidhja perfundimtare, për tu çliruar njehere e mire nga ankthi qe te shkakton udhëtimi drejte plazhit te Velipojes apo anasjelltas. Nese nuk përshpejtohet ky projekt , eshte e kote te flitet me për pushime gjate veres ne Velipoje. Sezoni turistik i kesaj vere, tregoi se Velipoja po shkon drejte bllokimit nga automjetet e shumta. Kembanat për ketë po bien, ndaj ata qe kane veshet e pergjegjesise, nga Bashkia Shkoder dhe deri ne Tirane, eshte mire ti degjojne njehere !

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts