Thursday, December 26, 2024
HomeSportSmajlaj i 21-ti ne lojrat olimpike

Smajlaj i 21-ti ne lojrat olimpike

-

Shkodrani Izmir Smajlaj eshte renditur i 21-të në Botë në kërcim së gjati në Lojrat Olimpike Rio 2016. Ai kërceu 7 metra e 72 centimetra në garat kualifikuese. Një hedhje e mirë kjo e 23-vjecarit por larg rekordit kombëtar që mbahet pikërisht nga Smajlaj me 8 metra e 3 centimetra. Gjithsesi paraqitja e tij mund të konsiderohet tepër pozitive duke patur parasysh faktin që në garat kualifikuese të kërcimit së gjati merrnin pjesë 32 sportistë dhe 23-vjecari nga Shkodra arriti të linte pas 11 prej tyre. Pas perfundimit te gares, permes nje reagimi ne rrjetet sociale, Smajlaj shprehu keqardhjen per mos arritjen e nje rezultati me te mire ndersa nuk harroi te kujtonte kushtet ku stervitet cdo dite:
Nuk arrita te kualifikohem per ne finale dhe nuk ishte nje rezultat qe un deshiroja por jam i knaqun me rezultatet qe kam arrit ne kushtet ku jam stervit ..Ju falenderoj tgjithe per mbeshtjetjen qe mkeni dhan,ju vleresoj shume.
Përpara garimit të tij në Olimpiadën e Rios, Smajlaj kishte përcaktuar objektivin që ishte të kërcente mbi 8 metra por në fund atleti shqiptar u mjaftua me 7 metra e 72 centimetra. Gjithsesi te renditesh si atleti i 21-te ne bote nuk eshte pak.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts