Hapja e kanalit kullues ne gjatesine 1 kilometer ne Velinaj te njesise Adeministrative Ana e Malit, besohe se do te ndikoje per te menjanuar rrezikun e permbytjeve gjate dimrit. Kanali eshte hapur mbi bazen e nje projekti te Bashkise Shkoder, per pastrimin e sistemin kullues, tha Arben Ceni, pergjegjes i njesise administrative Ana e Malit.
Ne ndryshim nga vitet e kaluara, kete vit ka nje angazhim edhe te fermereve per te kontribuar ne drejtim te pastrimit te kanaleve, duke mos pritur keshtu qe gjithçka te kryhet nga Bashkia apo Bordi i Kullimit. Sdimos per ato kanale qe kalojne nga shtepite dhe arat e tyre, dhe qe ndikojne drejpersedrejti ne evadimin e shpejte te ujrave:
Punimet per pastrimin e kanaleve kulluese do te vazhdojne edhe ne disa fshatra te tjera te kesaj njesie, qe rrezikohen te permbyten ne stinen e dimrit.