Monday, September 9, 2024
HomeKronikaArrest me burg per Martin Zefin

Arrest me burg per Martin Zefin

-

Arrest me burg është masa e sigurisë e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për shtetasin Martin Zefi autorin e vrasjes së 44 vjecarit Zamir Velaj punonjësit të OSSHE-së, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Oblikë të Shkodrës….

Fillimisht Martin Zefi u shfaq I penduar para trupit gjykues, ndërsa mësohet se gjatë gjithë ditës ai ka qenë në dasëm dhe në momentin që ka parë punonjësin e OSSHE-së të dal nga pallati. Pasi ka pyetur nëse I janë rilidhur dritat, ai ka shkuar edhe ka takuar viktimen në afërsi të urës, ku pasi ky I fundit ka refuzuar ti rilidh energjinë ai e ka goditur me thikë të cilën e mbante me vete. Nga sa mësohet Martin Zefi ka deklaruar para hetuesisë dhe trupit gjykues se cdo gjë e ka bërë në pa vetëdije e sipër, dhe në gjendje të dehur. Fakt ky I cili është pohuar edhe nga prokurori I cështjes Albert Murcaj ku pas ekspertimit të kryer ka konstatuar se autori kishte konsumuar alkool. Nga ana tjetër avokati mbrojtës I caktuar nga Gjykata, Bujar Hoti ka kërkuar vlerësimin nga ana e gjykatës nëse është I ligjshëm arresti si dhe njohjen me dosjen e hetuesisë. Gjykata vendosi masen e sigurisë arrest me burgë për Martin Zefin I cili akuzohet për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts