Policia e Shkodrws ka arritur tw zbardh ngjarjen e mbrwmjes sw tw dielws nw qwndwr tw Shkodrws. Nw komunikaten zyrtare tw policisw thuhet se: orën 22:15 është njoftuar se në lagjen ” Vasil Shanto” tek Hotel Rozafa janë dëgjuar krisma armësh.
Mënjeherë në vendngjarje kanë mbërritur Shërbimet e Drejtorisë dhe Komisariatit të Policisë Shkodër të cilët kanë konstatuar se është plagosur shtetasi Donald Shtjefni dhe kanë bllokuar zonën përreth vendit të ngjarjes në bashkëpunim me forcat e FNSH-së , kanë ngritur dhe disa pika kontrolli , me qëllim kapjen e autorëve .
Në orën 22:26 në fshatin Golem Shkodër , është njoftuar për një dalje nga rruga të një automjeti. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur Shërbimet e Policisë Rrugore të cilët kanë konstatuar se ishte automjeti BMW me targë AA 006NL , në të cilën udhëtonin shtetasit Behar Brajoviq (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj .
Nga veprimet e shpejta operacionale dhe proceduriale , Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër , bënë të mundur në një kohë të shkurtër të ndërlidhin rastet, të zbardhin dhe dokumentojnë ngjarjen si dhe identifikojnë e të ndalojnë autorët.
Nga hetimet e para rezulton se shtetasit Donald Shtjefni, Kristian Shtjefni dhe Patrik Salaj të cilët kane qenë duke lëvizuar me automjetin BMW X5, me targe SB60 CEA dhe shtetasit Behar Brajoviq(Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj të cilët kanë qenë duke lëvizuar me autoveturën BMW me targe AA 006 NL, në lagjen “Vasil Shanto”, kanë qëlluar kundrejt njeri- tjetrit me armë zjarri , pistoletë dhe automatik, ku nga ky shkëmbim zjarri ka mbetur i dëmtuar shtetasi Donald Shtjefni i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Motivi i ngjarjes është një konflikt për motive të dobta mes shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje i ndodhur pak orë para ngjarjes.
Ndërkohë shtetasi Bledar Lekaj ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë kurse shtetasit Behar Brajoviq (Bajri) dhe Ilir Rustemi (Bajri) ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti të cilët po marrin mjekimin e nevojshëm dhe ndodhen të tre jashtë rrezikut për jetën.
Në cilesinë e proves materiale janë gjetur dhe sekuestruar :
-10 gëzhoja model 56,
– 5 gezhoja model 54
– dy armë zjarri pistoletë
– një armë zjarri automatik
– 5 krehëra automatiku
– 2 krehëra pistoletë
– 2 automjete
– 4 aparate telefoni celular etj.
Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasve :
• Behar Brajoviq (Bajri), 36 vjeç, banues Shkodër ( i dënuar më parë)
• Ilir Rustemi (Bajri), 40 vjeç, banues në Shkodër, ( i dënuar më parë)
• Bledar Lekaj , 26 vjeç, banues në Shkodër ( i dënuar më parë)
• Donald Shtjefni , 31 vjeç banues në Shkodër
• Kristjan Shtjefni , 26 vjeç, banues në Shkodër
• Patrik Salaj , 21 vjeç , lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë
Është shpallur në kerkim policor edhe shtetasi me iniciale A.M , pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarje dhe punohet për kapjen e tij.
Ndalimi i tyre , u krye në bashkëpunim me Prokurorinë Shkodër , për veprën penale të ” Vrasjes me dashje” e kryer në bashkëpunim , mbetur në tentative ‘ dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”