Friday, April 26, 2024
HomeAktualitetBeqaj inspekton plazhin e Velipojes

Beqaj inspekton plazhin e Velipojes

-

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ka vizituar qendren shendetesore ne Velipoje. Gjate takimit me bluzat e bardha qe po u sherbejne pushuesve 24 ore non stop, ministri u informua se në këtë njësi të shërbimit shëndetësor, rezulton se janë trajtuar 2060 pacientë në dy muaj.

Ne fjalen e tij, ministri falenderoi mjeket dhe infermieret per punen e bere pasi sipas tij, Velipoja eshte nje nga qendrat me volumin me te madh te punes dhe kete e tregojne shifat e pacienteve qe kane marre sherbime.

Kete sezon turistik, ne plazhin e Rrjollit ka munguar nje qender shendetesore, por ministri garanton se vitin tjeter do te hapet nje e tille.

Gjate ketyre 2 muajve, prane kesaj qendre jane paraqitur rreth 12 paciente ne gjendje te rende, por nderhyrja e bluzave te bardha ka bere te mundur shpetimin e jeteve

Në hapje të sezonit turistik qeveria premtoi se nga Velipoja në Ksamil do të hapen 22 pika të urgjencës mjekësore, të cilat do t’u vijnë në ndihmë pushuesve gjatë plazhit nderkohe disa te tjera jane ngritur perkohesisht edhe ne zonat turistike malore.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts