Thursday, December 26, 2024
HomeKronikaNe burg autoret dhe objektivi i sulmit

Ne burg autoret dhe objektivi i sulmit

-

Gjykata e Shkodrës ka qënë në sinkron me kërkesën e prokurorisë duke i lënë në burg autorët e atentatit të katër ditëve më parë në mes të qytetit si dhe objektivin e këtij sulmi. Trupa gjykuese ka vendosur që të gjashtë personat të lihen në burg pasi akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” si dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”. Masat e sigurisë për të gjashtë personat janë dhënë në gjykatë dhe në spitalin rajonal të Shkodres, duke qenë se disa prej tyre ende janë nën kujdesin e bluzave të bardha për shkak të plagëve që ata kanë marrë nga atentati dhe aksidenti që pasoi ngjarjen. Arrest me burg është dhënë për: Behar Bajri, 36-vjeç, Ilir Rustemi (Bajri), 40-vjeç, Bledar Lekaj 26-vjeç, që të tre të dënuar më parë dhe Donald Shtjefni 31-vjeç, Kristjan Shtjefni 26-vjeç dhe Patrik Salaj 21-vjeç. Ngjarja ndodhi në qendër të Shkodres kur dy persona nga një makinë qëlluan me armë zjarri kallashnikov në drejtim të një automjeti tjetër tip ‘BMË’ X5, e cila drejtohej nga i riu Donald Shtjefni. Ai ishte larguar me shpejtësi në drejtim të një lokali për t’u fshehur, por autorët e ndoqën duke e qëlluar sërish dhe lënë të plagosur. Pas kësaj ngjarje autorët gjatë largimit për të lënë qytetin u aksidentuan në fshatin Hot me automjetin që po lëviznin dhe përfunduan në spital.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts