Një aksident ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën ka ndodhur në segmentin rrugor Shkodër-Mjedë në vendin e quajtur Rrenc. Një automjet tip Golf me targë AA253 Gu po lëvizte në drejtim të Mjedës është përplasur nga automjeti tip Citroen me atrgë CS 211 RC I cili po udhëtonte me shpejtësi të madhe në drejtim të Shkodrës. Nga humbja e kontrollit ndaj automjetit tip Citroen, dhe pa mundësisë për të manovruar drejtuesi I mjetit tip Golf ka tentuar të shmanget duke e spostuar mjetin në kufi të korsisë së rrugës. Përplasja ka qenë e fuqishme cka shihet edhe nga dëmtimet që kanë pësuar automjetet. Ka qenë hapja e jastekëve të ajërit dhe vendosja e rripave të sigurisë nga ana e drejtuesve të mjetëve që besohet se kanë amortizuar dëmtimet me pasoja në jetë njerëzish nga kjo përplasje. Menjëherë në vend ngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat fillimisht kanë bërë zhbllokimin e qarkullimit.të demtuarit janë dërguar në spitalin e Shkodrës dhe po marrin mjekimet e nevojshme. Ekspert të qarkullimit rrugor po punojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.