Për herë të parë është organizuar në qytetin e Shkodres “Street basket”, apo i njohur ndryshe si basketbolli i rrugës. Pas liçensimit nga “FIBA”, 14 ekipe nga Shkodra, Tirana Kosova dhe Mali i Zi ju bashkuan kësaj nisme në sheshin përpara bashkisë, i zgjedhur simbolikisht për të promovuar në këto ditë edhe kryeqendrën e veriut. Ekipet pjesmarrëse do të garojnë për dy ditë me radhë përballë njëra tjetrës, ku në fund do të shpallet edhe fituesi i këtij edicioni të parë që synon të kthehet në traditë. Organizatori Roni Gjeçaj tregon edhe synimet që ka kjo nisëm për të ardhmen, duke tentuar të preke kompeticionet ndërkombëtare.
Prej disa vitesh në Shqipëri kanë filluar lojërat e stritbollit që mbledhin së bashku të apasionuar të basketbollit apo profesioniste, për të luajtur në fushat e vogla. Skuadrat pjesmarrëse ndahen 3 me 3 dhe zhvillojne ndeshje direkte prej 15 minutash. Në vendet europiane por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës basketbolli i rrugës është mjaft i përhapur duke mbledhur rreth vetës qindra të rinj. Kjo traditë ka nisur të zërë hapësirën e vet edhe në Shqipëri, kryesisht nga moshat e reja të apasionuara pas lojës së basketbollit.