Rreth 70 të rinj e të reja të lëvizjes socialiste për Integrim nga qarku i Shkodres me mbështetjen e deputetit Agron Çela, janë nisur në orët e para të mëngjesit të së hënës nga mjediset e Grand Hotel Europa drejt bregdetit të Jalës. Si çdo vit, edhe sivjet ata i bashkohen organizimit të madh që Lëvizja rinore për Integrim zhvillon me qindra të rinj nga e gjithë Shqipëria për 5 ditë radhazi. Jo vetëm politika, por edhe problemet e rinisë, tema sociale dhe argëtimi zënë vend në diskutimet mes të rinjve, si dhe figurave të njohura politike, akademike dhe faktorit ndërkombëtar që i bashkohet nismes në fjalë, që prej 4 vitesh organizohet nga LSI.
Dita e pare do te sherbeje thjesht për akomodim, si dhe njohje me rregulloren e partive politike, nderkohe qe dita e marte do te filloje me trajnime te ndryshme ku do të referojnë ministra, deputete dhe ekspertë të levizjes socialiste për Integrim. Në reagimin e tij mbi kampingun në Jalë, kreu i LSI-së Ilir Meta ka theksuar se të tilla trajnime do të jenë pjesë e politikës së ndjekur nga LSI, pasi këtu janë pikasur dhe nxjerrë figura të reja në politikë. Forca e LSI është rinia dhe jemi krenar për këtë ka shtuar Meta.