Gjykata e Shkalles se Pare Shkoder ka dhene masen e sigurise arrest me burg per shtetasin Lek Ballza i akuzuar per plagosjen e vellait te tij Kond Ballza dhe kunates Drande Ballza, ngjarje e ndodhur me 19. Gusht ne fshatin Nderlysaj te Dukagjinit. Para trupit gjykues mesohet se Leke Ballza ka pranuar autoresine ndersa mesohet se eshte shprehur se konfliktin nuk e kishte me vellaun por me kunaten dhe vellaun e kunates te cilet ne disa raste e kane dhunuar. Ne deklarimin e tij, autori ka treguar se edhe mengjesin kur I ka qelluar me arme zjarri, vellai I kunates dhe kjo e fundit e kane dhunuar. Me tej ai ka shkuar ne shtepi ku kam marr armen te cilen e kisha fshehur dhe ka hyre ne shtepine ku rrinte vellai me grua duke qelluar. Vazhdimisht kunata me vellaun e saj me kane sulmuar pasi ajo pretendon per hisen e shtepise qe me ka takuar mua nga ndarja me vellan. Jam larguar ne mal me qellim qe te mos hakmerrej kush ndaj meje. Jam i penduar per kete qe kam bere por ajo qe kam bere nuk zhbehet. Mesohet te kete thene Leke Ballza para trupit gjykues.