Thursday, December 26, 2024
HomeKronika“Ryshfeti”, pezullohet inspektori ne H. Hotit

“Ryshfeti”, pezullohet inspektori ne H. Hotit

-

Një tjetër video ku një punonjës i policisë së shtetit merr rryshfet është bërë publike në rrjetet sociale. Këtë radhë faqja “jeta osh qef” publikoi momentin kur një inspektor në doganën e Hanit të Hotit përmes marrjes së rryshfetit kalon pa pritur në radhë kamionët që lëvizin nga Mali i Zi drejt Shqipërisë, apo anasjelltas. Nga pamjet duket momenti kur efektivi fut diçka në xhepin e pantallonave dhe më pas lejon automjetet të kalojnë. Në rastin e dytë, fillimisht polici i bën presion shoferit se do ta kthejë mbrapsht, por e lejon të kalojë kur merr paratë. Thuhet se rastet janë filmuar te henen dhe te marten në Han të Hotit, ndërsa sipas denoncuesve, policët nuk pranojnë monedhë tjetër, veç Euro-ve. Menjëherë pas publikimit të videos, është identifikuar inspektori i policise që merrte ryshfet dhe ai eshte Muhabet Toka, i cili u pezullua nga detyra. Në reagimin e saj për shtyp policia e shtetit thekson se: Drejtoria e Standarteve Profesionale ka nisur verifikimet për rastin dhe ka filluar ecurinë disiplinore për përjashtim nga Policia e Shtetit për shkelje të rënda të “Kodit të Etikës” dhe “Korrupsion pasiv”. Ndërkohë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka nisur hetimin penal për këtë rast. Policia e Shtetit gjen rastin të falenderojë edhe njëherë mediat dhe garanton se mbetet e vendosur të ndëshkojë çdo rast abuzimi me detyrën. Ankesat për të tilla raste në dogana kanë qënë të shumta dhe kryesisht në Han të Hotit, ku edhe pak kohë më parë ndaj të tjerë punonjësve atje nisen proçedime nga policia për favorizim të kalimit të mallrave, duke spostuar pamjet e kamerave filmike të doganës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts