Blloku i pallateve në lagjen “Xhabije” të Shkodres do të transformohet rrënjësisht, falë investimit të nisur nga bashkia që vjen si projekt i përfituar nga fondi i zhvillimit të rajoneve. Por që në ditët e para të punës komuniteti i zonës e kundërshtoi ndërhyrjen që po bëhet, duke ju drejtuar bashkisë me një peticion, pasi sipas tyre po prishen hapësirat e gjelbërta për ndërtim parkingu. Kjo gjë hidhet poshtë nga institucion vendor, pasi përveç ndërhyrjes në rrjetin nëntokësor, parashikohet dyfishim i hapësirës së gjelbërt thotë Aljon Koçkiçi, drejtor i planifikimit urban në bashki.
7 muaj pritet të zgjasë ndërhyrja, për t’i dhënë një pamje tjetër zonës. Por Shkodra listohet sot si një qytet me hapësira të gjelbërta të reduktuara në raport me popullsinë, kjo bazuar në standartet europiane. Koçkiçi lidhur me këtë shqetësim sqaron se janë parashikuar 11 projekte të reja, 6 prej të cilave do nisin këtë vit.
Qyteti i Shkodres përgjatë viteve të demokracisë, ashtu si pjesa më e madhe e vendit nuk i shpëtoi zhvillimit kaotik dhe ndërhyrjeve pa kriter, që i humbet sipërfaqet e gjelbërta.