Thursday, September 21, 2023
HomeAktualitetS’ paguhet qeraja e qendres shendetesore

S’ paguhet qeraja e qendres shendetesore

-

Nga 1 shtatori banorët e fshatit Shtoj i vjetër rrezikojnë të mbesin pa shërbim shendetësor. Ambulanca e fshatit që ndodhet në një shtëpi private, do të duhet t’i lirojë këto ambjente pasi prej 3 vitesh pronarit nuk i është paguar qeraja prej 5 mijë lekësh të reja në muaj. Përballë kësaj situate bluzat e bardha ngrene shqetësimin duke kërkuar zgjidhje nga bashkia Shkoder, që ka edhe detyrimin për sigurimin e ambjenteve.

2 mijë banorë marrin shërbim në këtë qender, e cila prej 15 vitesh eshte vendosur në ambjent privat, edhe ky pa asnjë kusht minimal pasi në stinën e dimrit uji deperton ngado. … Pamje … Godina e re që u ndertua vite më parë sot është kthyer në shtëpi banimi për një familje të pastrehë, por edhe ajo nuk plotëson asnjë kusht për të qënë qender shendetesore thotë mjeku Basha për shkak të hapësirave të vogla dhe çatisë së dëmtuar.

Në qendrën shendetësore të Shtojit të vjetër sherbejnë 1 mjek dhe 3 infermierë, që pas pak ditësh do të mbësin pa një ambjent për të ushtruar detyrën, ndërsa pushteti vendor nuk ka reaguar për të marrë qoftë edhe një masë minimale. Bashkia Shkoder e ka prej më shumë se 1 viti shkresën zyrtare për problematikat me qendrat shendetësore, por deri më sot ka bërë sehir duke mos reaguar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,869FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts