Wednesday, May 8, 2024
HomeAktualitetRikuperimi I lagunes Kune – Vain

Rikuperimi I lagunes Kune – Vain

-

Ndërtimi për Rikuperimin e Lagunës Kune-Vain nëpërmjet Përshtatjes të Bazuar në Ekosistem, është projekti i prezantuar në Lezhë nga Ministria e Mjedisit. Ai do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe social të zonës dhe ka në dispozicion rreth 20 milionë dollarë për zbatim. Ministri i Mjedisit Lefter Koka tha se ky projektë është një risi për vendin tonë, për nga marrja e masave konkrete për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike.

Investimi është përshendetur edhe nga kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe deputeti Gjovalin Kadeli.

Koha e zbatimit të këtij projekti është për 3 vite. Ne fillim te vitit 2017 fillojnë investimet konkrete të parashikuara si: Rehabilitimin e të paktën 10 puseve artizane, ripyllëzimin e të paktën 10 hektarë pyjeve të degraduara bregdetare në periferi të lagunës Ceka, ndërtimin e 1 kanali të ri funksional të hyrjes së baticës dhe ndërtimin e 2 paneleve/valëthyese etj. Projekti është financuar nga Fondi Global i Mjedisit-GEF dhe UNEP me bashkëfinancim të Ministrisë së Mjedisit me një vlerë prej 20 milionë dollarë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts