E sigurt ne mbrojtje dhe e pafuqishme ne sulm por Vllaznia ka arritur te ndale Partizanin nenkampion shqiperie ne fuqi. Ne takimin e luajtur ne Elbasan, u duk qarte se lojtaret shkodrane ishin futur ne fushe per te marre nje pike dhe misionin e perfunduan me sukses teksa barazuan 0-0.Portieri Agovic eshte padyshim lojtari me I mire I Vllaznise ne dy ndeshjet e para dhe kete e tregoi edhe ndaj Partizanit. Qe ne minutën e 3-të ai I mohoi Ekuban nje gol thuajse te sigurte. Për minuta të tëra, skuadra e kuqe nuk arriti të shfaqej e rrezikshme ndersa Vllaznia tentonte kundersulmet por pa sukses. Ne minuten e 44-t Partizani ju afrua golit me një goditje dënimi të Bathës, që u devijua nga muri. Rasti i fundit i fraksionit ishte sërish një tjetër goditje e Bathës, për të cilën portieri Agovic e kishte një përgjigje. Në pjesën e dytë ashtu si në parën, Partizani pati menjëherë një mundësi por Trashi e flaku jashtë, ndërsa në të 58-tën, Tafili arriti të nxjerrë më në fund përpara Vllazninë, por aksioni i tij u ndërpre nga ana e mbrojtjësve të kuq. Trajneri Cungu duket qarte se ndaj Partizanit kerkon vetem nje pike dhe kete e deshmoi kur hoqi nga fusha mesfushorin Bardulla per te aktivizuar qendermbrojtesin Vrapi dhe Vllaznia luan me 5 mbrojtes. Loja behet e paqarte per te dy skuadrat teksa Partizani eshte superiore duke mbyllur shkodranet ne gjysmefushen e tyre. Në të 86-tën, Partizani gjeti më në fund golin por loja ishte ndalur më parë për prekje të topit me dorë. Vllaznia të parën goditje drejt portës e shënoi në të 88-tën me Vrapin por dhe ajo ishte mbi kuadrat. 4 minutat shtesë të gjyqtarit, nuk sjellin asgje ndersa kuqeblute marrin edhe nje tjeter pike. Perfundimisht ne dy ndeshjet e para te sezonit Vllaznia merr dy barazime ndaj pretendenteve si Kukesi dhe Partizani nderkohe ne fundjave prêt ne Shkoder, Flamurtarin.