Një defekt ne sistemin e shpërndarjes se internetit, ka paralizuar punën për pajisjen me kartat e shëndetit, ne poliklinikën Shkodër. Nuk është punuar as ditën e marte, as te mërkurën dhe nuk besohet se do te mund te punohet as ditën e enjte. Qytetaret paraqiten këtu për te aplikuar për kartën e shëndetit por detyrohen te kthehen mbrapsht:
Personeli qe shërben për aplikimin e kartave nuk pranon te prononcohet rreth defektit, duke te lëne te kuptosh se është problem i serverit qendror ne Tirane. Ne fakt nuk është hera e pare qe sistemi i shpërndarjes se internetit nuk funksionon ne qendrat e aplikimit te kartave te shëndetit, gjë qe ka sjelle here pas here sorollatje te qytetareve me disa dite. Nga ana tjetër, nuk kemi dëgjuar qe kompanitë e shpërndarjes se internetit te penalizohen për mosrespektimin e kontratave qe kane me institucionet, ne rastin konkret me Ministrinë e Shendetësise.