Wednesday, August 17, 2022
HomeSport4 dite kohe per biletat me Flamurtarin

4 dite kohe per biletat me Flamurtarin

-

Federata Shqiptare e futbollit ka vendosur qe takimi mes Vllaznise dhe Flamurtarit I vlefshem per javen e 3 te kategorise superiore te luhet diten e diele ne oren 13:00 ne “Loro Borici”. Fillimisht u mendua qe kjo ndeshje te luhej ne mbremje nen driten e prozhektoreve por FSHF dha verdiktin e saj per tu luajtur ne dreke. Nje 90 minutesh tjeter I veshtire per Vllaznine per vete faktin se Flamurtari edhe kete sezon ka afruar shume lojtare cilesore ne merkato dhe ka krijuar nje ekip me individ te rrezikshem. Pavaresisht ketij fakti, kuqeblute duhet ta pergatisin ndryshe kete ndeshje jo si ato me Kukesin apo Partizanin dhe te kerkojne fitoren e pare. Nderkohe klubi ka bere te ditur se duke filluar qe nga dita e enjte date 15 shtator, ora 09.00, do te nise shitja e biletave per. Shitja do te behet ne sportelet prane stadiumit “Loro Boriçi”. Ne kete menyre, per te shmangur edhe kaosin qe u krijua ne ndeshjen e kaluar ne lidhje me shitjen e biletave dhe futjen e tifozeve ne stadium, ata kane ne dispozicion kater dite per blerjen e biletave. Po ashtu, klubi kerkon nga tifozeria qe te futen ne stadium 1 ore para ndeshjes dhe jo ne minutat e fundit pasi do te krijohen rradhe.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts