U premtua se do të çelen brenda një kohe të shkurtër, por nga 3 zyra të informacionit turistik Shkodra ka gati vetëm një, atë të Velipojes. Në qytet ende asgjë nuk është gati, pasi po diskutohet vendi i ndërtimit të saj. 3 janë alternativat, në ish zyrën egzistuese, ndërtimi i një te reje në perimetrin e sheshit “Nënë Tereza”, ose në trotuarin përpara postës shqiptare. Por ndërsa dilema për zyrën e Shkodres vijon, në Theth ajo pritet të inagurohet në muajin nëntor bën me dije drejtori i kulturës Gentian Mema.
Një tjetër risi në qytet do të jetë vendosja e tabelave të reja të informacionit turistik.
Shkodra synon të ketë një zhvillim të balancuar turistik, me qytetin si qender shpërndarëse, duke u shtrire për turizmin detar në Velipojë, agroturizmi në zonën e nënshkodres, ai Alpin në Male, por edhe me muzetë dhe rrjetin e kalave Shkoder e Drisht.