Ne kuader te pergatitjeve per sezonin e ri, skuadra e Vllaznise ne basketboll zhvilloi nje miqesore me ekipin e Trepces se Kosoves. Pavaresisht se keta te fundit ishin favorit pasi jane nje klub qe marrin pjese ne ballkanlige, kane shume investime dhe lojtare te huaj , Vllaznia befasoi me paraqitjen e saj duke fituar. Kuqeblute e trajnerit Bledar Gjecaj I bene balle skuadres mike qe ne perioden e pare e deri ne fund. Fillimi ishte me I mire per Trepcen sidomos ne dy periodat e para ku krijuan nje avantazh te lehte por shkodranet rikuperuan lojen ne minutat ne vazhdim. Ne perioden e trete dhe te katert, Vllaznia rikthehet fuqishem pavaresisht se aktivizoi thuajse te gjithe te rinjte duke e kthyer rezultatin ne favorin e saj. Deri ne fund, te besuarit e Gjecaj rezistojne fort ndaj miqve qe luajne me lojtaret me te mire dhe e mbyllin te gjithe takimin me fitoren 73-68. Ne perfundim trajneri Gjecaj u shpreh I kenaqur me paraqitjen e skuadres se tij sepse ende nuk ka nisur pergatitjet maksimale.
Tekniku shkodran dha edhe nje lajm te keq ku Vllaznia nuk do te futet ne merkato kete sezon.