11 mijë hektarë tokë bujqësore në Vau Dejës dhe fshatrat e Lezhës i shpëtojnë përmbytjes nga reshjet e shiut, pas ndërhyrjes në kanalin kullues nga Gjadri deri në Mjedë. Investimi që prej afro 30 vitesh kishte munguar në këtë zonë u mundësua nga programi për rehabilitimin e infrastrukturës ujitëse dhe kulluese në fshat. Rezultatin e punës së bërë zgjodhi ta shohë nga afër kryeministri Edi Rama sëbashku me drejtuesit vendor.
Rikthimi i sistemit të ujitjes dhe kullimit, i cili është shtrirë në të gjithë vendin, është ndër projektet më madhore për bujqësinë tha kreu i qeverisë Rama.
Projekti në fjalë redukton hartën e përmbytjeve në tokat bujqësore dhe garanton prodhimin vendas.