Friday, March 29, 2024
HomeKronikaPerplasen dy furgone ne Hot te ri

Perplasen dy furgone ne Hot te ri

-

Mund të kishte rezultuar me pasoja fatale, por fatmirësisht u mbyll vetëm me lendime të lehta përplasja e dy mjeteve tip furgon në aksin rrugor Shkoder – Postribë, në fshatin Hot i ri. Terreni me lagështirë dhe shpejtësia tej normave të lejuara solli përplasjen e furgonit tip Nissan me targa të huaja CN 873214 me një tjeter furgon tip FORD me targë AA023 EL. Goditja mes tyre ka qënë e fuqishme duke bërë që njeri nga furgonet të ecë për disa metra zvarrë duke marrë përpara shtyllat e ndriçimit publik dhe pemët dekoratike në trotuarin anësor të rrugës.

Fatmirësisht në ato momente nuk ka patur këmbësorë duke kaluar, pasi ngjarja do të kishte rezultuar me pasoja fatale. Të dëmtuar sipas policisë lokale nga përplasja e mjeteve janë 3 shtetasit që ndodheshin në dy furgonët, mes tyre dy turq. Lendimet e marra kanë qënë të lehta dhe ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal të Shkodres. Policia e cila mbërriti në vendngjarje nisi hetimet për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë, ku bëri edhe shoqërimin në komisariat të drejtuesve të mjeteve, mes tyre M. Shtyllza banor i zonës, që drejtonte njerin nga furgonët. Të dhënat paraprake flasin se shpejtësia dhe mos respektimi i kodit rrugor kanë qënë shkaktare të këtij aksidenti, të ndihmuara nga terreni i lagësht. Rruga e re drejt Postribës po kthehet në burim aksidentesh si pasojë e shpejtësisë në lëvizje të drejtuesve të mjeteve, ndërsa patrullimet e policisë janë sporadike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts