Lufi, njësia administrative në hyrje të Pukës falë programit të rilindjes urbane ka një tjetër imazh prezantimi. 20 milion lekë janë investuar për meremetimin e banesave dhe termoizolimin e tyre, ndërsa faza e dytë e ndërhyrjes do të shtrihet me asfaltimin e rrugëve, ndriçimin publik dhe hapësirat e gjelbërta. Nga qyteti verior duke parë ecurine e ketij investimi, kryeministri Edi Rama theksoi se investimi prej 115 milionë lekësh i akorduar për Pukën, do të shënojë fillimin e transformimit rrënjësor te qytetit, sipas një projekti krejt të veçantë për ta lidhur në të ardhmen qendrën me liqenin.
Rilindja Urbane synon të kthehet në një motor të transformimit të Pukës nga një zonë e harruar, në një prej destinacioneve turistike të veriut të Shqipërisë deklaroi kryeministri në fjalën e tij.
Punimet pritet të mbyllën në fund të vitit, duke bërë që Puka të ofrojë një tjetër imazh për festa.