Wednesday, March 19, 2025
HomeAktualitet1623 kuota te lira ne “Luigj Gurakuqi”

1623 kuota te lira ne “Luigj Gurakuqi”

-

Mbyllja e fazes se pare te regjistrimeve ne universitetin “Luigj Gurakuqi” ka lene te lira 1623 kuota, ndersa jane regjistruar 25 % e studenteve fitues, pjesa me e madhe me rezultate te larta.

Shifra në fjalë i ka kaluar pritshmerite e universitetit beri me dije rektori Bekteshi i cili shpjegoi fazat e tjera qe do te ndiqen.

Bekteshi sqaron se skema e aplikuar kete vit ka patur risite e veta, por disa ndryshime i duhen bere duke nisur që nga përzgjedhja e 10 degëve nga nxënësit e ekselencës, që është e tepërt sipas tij.

Sipas fakulteteve, faza e pare shenoi 118 studente të regjistruar në fakultetin e shkencave te natyres dhe 361 kuota te lira. Tek shkencat shoqerore jane regjistruar 74 studente dhe 366 kuota jane te lira, tek edukimi 132 regjistrime me 253 kuota te lira, ekonomiku 72 regjistrime dhe 258 kuota te lira, gjuhet e huaja 44 regjistrime dhe 196 kuta te lira dhe drejtesia 111 regjistrime me 189 kuota te lira.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts