Tuesday, November 12, 2024
HomeAktualitetAdemi: Projektet vleresohen politikisht

Ademi: Projektet vleresohen politikisht

-

Pas një lumi kritikash që qytetarët i bënë indiferencës së pushtetit vendor ndaj amortizimit që po pësonte ura e vjetër e Bunës, një nga simbolet e këtij qyteti, kryetarja e bashkisë Voltana Ademi zgjodhi të dalë vetë për t’iu dhënë lajmin se shumë shpejt ajo do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë. Edhe këtë herë investimi do të vijë në partneritet me ministrinë e mbrojtjes, e specializuar për ndërhyrjet në urat e Belit.

E pyetur për degradimin që po pëson liqeni i Shkodres kjo pasuri kombëtare, nga derdhja e ujrave të zeza dhe mbetjet, Ademi tha se po lobohet për financime tek bashkimi europian.

Duke shfrytëzuar këtë dalje, kryebashkiakja e Shkodres akuzoi edhe njëherë tjetër qeverinë se nuk po respekton kriteret dhe prioritetet për zhvillimin e vendit lidhur me investimet. Për këtë qëllim do të kërkohet shtoi ajo një takim me kryeministrin Rama.

Për diskriminimin që po i bëhet bashkive të djathta reagoi një ditë më pare edhe shoqata e bashkive, që drejtohet nga Ademi. Sipas shoqates diskriminimi vazhdon në mënyrë të pandryshueshme me përzgjedhjen e projekteve të investimeve nga Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve, mekanizëm i kontrolluar nga qeveria, që sipas tyre këto fonde ndahen tërësisht mbi kritere politike dhe jo teknike apo nevojave të bashkive.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts