Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetAKU, 75 inspektime ne 1 jave

AKU, 75 inspektime ne 1 jave

-

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka paralajmëruar për bllokim 73 biznese, si merkate, furra buke dhe subjekte të qumshtit dhe mishit. Në një njoftim të zyrës së shtypit të Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thuhet se ka nisur një aksion të gjerë për kontrollin e të gjitha subjekteve në vend, që merren me tregëtimin dhe prodhimin e produkteve ushqimore. Inspektorët e AKU-së, kanë kryer kontrolle në tregje të hapura, në minimarkete, në subjekte që tregëtojnë mish e qumësht si dhe në të gjitha bizneset e tjera, për të parë se sa këto subjekte respektojnë kushtet për sigurinë ushqimore. Nga kontrollet e kryera nga data 23-30 shtator, janë marrë 73 masa “Paralajmërim” për bllokim, si dhe janë vendosur gjoba ndaj biznesve që tregëtojnë pa plotësuar kushtet. Vetëm për qarkun e Shkodres thuhet se janë kryer 75 Inspektime, ku janë marrë 19 masa Administrative “Paralajmerime”, si dhe janë vendosur gjobat përkatëse ndaj këtyre subjekteve. Për sa i përket qumështit, 2 subjekte kanë rezultuar se e tregtonin jashtë normave të lejuara. Të tilla kontrolle pritet të vijojnë edhe në muajt e ardhshëm, bazuar në urdhërin e lëshuar nga drejtoria e përgjithshme e AKU-së, e cila thotë se garantimi i sigurisë ushqimore për qytetarët mbetet prioritet i punës së saj në të gjithë vendin.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts