Thursday, December 12, 2024
HomeAktualitetKush eshte dom Ernest Troshani

Kush eshte dom Ernest Troshani

-

Ndoshta ishte prej kohësh e shumë pritur e madje edhe e kërkuar nga besimtarët e Krishterë Shqiptarë, por Papa Françesku zgjodhi një vit të madh për kombin që t’i bënte edhe një tjetër dhuratë. Pas shenjtërimit të Nënë Terezës dhe lumturimit të 38 martirëve, kurorën e këtyre bekimeve do ta plotësonte me shpalljen e dom Ernest Troshanit kardinal nderi. Pas dom Mikel Koliqit, ai bëhet kështu i dyti kardinal Shqiptar. Por kush është dom Ernest Koliqi, meshtari i mishërimit të vuajtjeve të regjimit të egër komunist. Ai lindi në Shkodër, më 18 tetor 1928. Mësimet e para i ka kryer në qytetin e lindjes, ndërsa të Mesmen në Kolegjin Françeskan dhe në Liceun “Illyricum”. U shugurua meshtar më 8 prill 1956 nga Imzot Ernest Çoba. Arrestohet më 24 dhjetor 1963, Natën e Krishtlindjes gjatë celebrimit të Meshës në Kishën e Barbullushit. Dënohet me 18 vjet burg me motivacionin e famshëm të asaj kohe “agjitacion e propagandë”. Burgun e vuan në Rubik, Vlorë, Laç (Krujë), Elbasan dhe pjesën dërrmuese 10 vjet në të tmerrshmin burg të Spaçit. Gjatë kohës para arrestimit ka shërbyer si famullitar në fshatrat Kabash, Pukë, Kukël, Gocaj, Barbullush, Mal i Jushit, Torovicë, Sumë. U lirua nga burgu në vitin 1981 mbasi e plotesoi krejtsisht dënimin. Me lirinë e besimit, pas viteve ’90 ka shërbyer në Famullitë e Barbullushit e Trushit, ku ka lanë vulën e tij të shërbimit të palodhun në përhapjen e Fesë. E paharrueshme do të mbetet dëshmia e tij para Atit të Shenjt Françeskut gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë, dëshmi e cila përloti jo vetëm Papën për realitetin e vuajtjeve të Dom Ernestit, por mbarë opinionin botëror. Në kujtesën e të gjithve do të mbetet figura e nji meshtari të mirë e të palodhun në përhapjen e fesë së krishtenë. Është pikërisht kjo arsyja që papa Francesku shpalli gjatë lutjes së Engullit të Zotit, Kardinal nderi. Percjellim urimet tona dom Ernest Troshanit, Kardinalit të dytë shqiptar, pas Imzot Mikel Koliqit, si dhe gjithë popullit Shqiptar. Martiri i gjallë, tashme Kardinal, do të drejtojë kremtimin e Zojes së Shkodres, në Katedrale me datë 16 Tetor 2016 thotë në njoftimin e saj kisha katolike.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts