Thursday, December 5, 2024
HomeSportSpanja shume e madhe per ne !

Spanja shume e madhe per ne !

-

Spanja eshte shume e madhe per ne !! Djemt kuqezi jane mundur me rezultatin 0-2 ne “Loro Borici” duke qene te pafuqishem per te ndalur artilerine e rende spanjolle. Tifozeria ishte spektakolare gjate gjithe 90 minutave ku 16 mije vete sfiduan edhe reshjet e dendura te shiut per te mbeshtetur lojtaret. Mbeshtetje qe I ndihmoi shume ne 45 minutat e para. Ne minuten e 10-te kuqezinjte japin shkendijen e pare ndoshta edhe te vetmen gjate gjithe lojes kur ne nje kundersulm, Lenjani kroson nga e majta por nuk ka goditje në portën e De Gea-s. Në të 12, Spanja shumë pranë golit me Koke që del para porte por Berisha bën mrekullinë. Akoma më fantastik portieri i kuqezinjve në të 18 me një hedhje në ekstrem në goditjen e Vitolos. Spanja me zotërimin e topit karakteristik mbyll kombetaren shqiptare ne gjysmefushen e saj por autobuzi I De Biazit qendron i forte. Në të 38 Vitolo arrin të depërtojë në zonë me Berishën që i pozicionuar mirë neutralizon rrezikun. Bëhen dramatike minutat e fundit të pjesës së parë, por mban autobuzi i De Biasit dhe pjesa e parë mbyllet pa gola. Ne te dyten vjen edhe zevendesimi ku Lenjani I demtuar I leshon vendin Alijit. Nga ai qe nuk pritej vjen edhe ndeshkimi. Portieri Berisha ne tentative per te larguar topin ja fal spanjolleve te cilet ne superioritet numeric shenojne permes Diego Costes.1-0 për Spanjën dhe gjithcka bëhet më e vështirë për Shqipërinë që e vuan psikologjikisht disavantazhin. Presionin e vuajne kuqezinjte dhe ne të 63en Nolito driblon Hysajn dhe godet duke mposhtur edhe Berishen. 2-0 dhe De Biasi provon të ndryshojë dicka duke futur Bashën në vend të Memushajt, dhe Hykën në vend të Xhakës por pa sukses. Moment I vecante ishte kur Iniesta zevendesohet dhe I gjithe stadiumi ngrihet ne kembe per ta pershendetur.

Gjithcka përfundon me një disfatë 2-0 mes shiut në Shkodër qe duket se e ndjek kombetaren shqiptare qe prej ndeshjes me Maqedonine. Kundër kësaj Spanje nuk mund të jetë një tragjedi gjithsesi të kuqtë largohen mes duartrokistjesh. Beteja e vertet do te jete ne muajin nentor ne “loro Borici” perballe Izraelit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts