Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetJaku: Papa vijon te na mahnise

Jaku: Papa vijon te na mahnise

-

“Papa Françesku po vazhdon të na mahnisë”. Me këtë përkufizim e nis fjalën e tij famullitari i Shkodres dom Artur Jaku, ndërsa përshkruan marrjen e lajmit të gëzueshëm të shpalljes kardinal nderi të dom Ernest Troshanit. Një martir i gjallë i kishës që me jetën e tij na ka dëshmuar shumë, kështu e cilëson kardinalin e ri me të cilin ai ka patur fatin të punojë vite më parë. Meshën e parë nën petkun e kardinalit, eminenca e tij Ernest Troshani do ta ketë të dielen e 16 tetorit dhe më pas krah kardinal Amatos do të jetë edhe në meshën e 5 nëntorit kur 38 martirët e fesë do të shpallen të lumë.

Mbështetja e Papa Françeskut është edhe një mesazh për vetë kishën katolike Shqiptare e cila ka patur një rrugëtim të vështirë në këto 25 vite të ringritjes së saj pas persekucionit të eger komunist.

Pritja e shpalljes të lumë të martirëve është paraprirë me publikimi e logos zyrtare, e cila ka simbolikën e saj.

Kardinali ri shqiptar, dom Ernest Simoni Troshani, në mikrofonin e programit shqip të Radio Vatikanit, menjëherë pas shpalljes kardinal nga Papa Françesku, ka rrëfyer befasinë për emërimin e tij të papritur si Kardinal, emocionet, mirënjohjen ndaj Papës. “Po dëgjoja lutjen e Papës kur dëgjova emrin. Nuk e besoja ishte e papritur dhe e pabesueshme. Nuk dija asgjë dhe as nuk më shkonte ndërmend” Ai thotë se “është një nderim tepër i madh”. “Jam shërbëtor i padenjë i Kishës, po gjithçka e gjithmonë për lavd e nderim të Krishtit, të Kishës e të popullit shqiptar”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts