Monday, December 2, 2024
HomeSportSpanja mbetet ne trafik pas ndeshjes

Spanja mbetet ne trafik pas ndeshjes

-

Ashtu siç pritej, edhe pas ndeshjes me Spanjën trafiku në qytetin e Shkodres u zhyt për minuta të tëra në kaos.

Bllokimit në trafik nuk i shpëtoi as kombëtarja e Spanjës ndonese shoqërohej me eskortat e policisë. Thirrjet e kësaj të fundit ishin për hapje rruge nga drejtuesit e mjeteve, por jo çdo gjë shkoj siç ishte parashikuar në segmente të caktuara. Nga zonat e përcaktuara më herët nga policia si vend-parkime e deri në dalje të kryeqendrës së veriut situata ka qënë problematike, edhe pse në dispozicion ishin lënë plot 4 korsi për daljen nga Shkodra. Vetë drejtuesit e mjeteve thonë se kanë pritur deri edhe në 2 orë për të arritur deri në dalje të qytetit.
Hyrja në Shkoder ishte e pamundur nga rruga kryesore, pasi qarkullimi i devijua drejt rrugës së vjetër të Gurit të Zi. Rreth 1 orë ka mbizotëruar kjo gjendje në qytet, ku këtë herë ndryshe nga ndeshja me Maqedoninë apo ajo e Kosovës me Kroacinë, policia zgjodhi të bllokojë tërësisht hyrjen e Shkodres me strategjinë për të çliruar më shpejt qytetin nga kaosi. Sa herë luan kombëtarja kjo situatë duket se do të përsëritet, e sikur të mos mjaftonte trafiku në dalje të Shkodres dhe rruget e qytetit, ai ka vijuar deri në kryqëzimin e Milotit, aty ku pjesa më e madhe e tifozerisë merr rrugen drejt Kosovës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts