Bardhajt janë një zone tradicionale e kultivimit te ullirit ! Besohet se ulliri këtu zë fille qe para periudhës se Skënderbeut. Ndonëse nuk ka një statistike te sakte nga viti 1991 e deri sot, besohet se rreth 30 mije rrënje ullinj janë ne ketë zone. Njeri nga fermerët, 60 vjeçari Shefqet Smajli kujton se ritmi biologjik i prodhimit te ullirit ka vite qe nuk respektohet,por kjo nuk ka tërhequr aspak vëmendjen e specialisteve:
Ate e shqetëson fakti se , sipas tije, mungojne specialistet qe e njohin ullirin:
Ndersa Sabahete Shaqiri, njera nder grate qe i sherben ullirit, eshte e kënaqur qe ketë vit u rikthye prodhimi:
Ne Bardhaj ullirit i sherbejne si femijes, ne kuptimin e kujdesit qe i tregojne. Nuk behet fjale qofte edhe për nje rast qe dikush te ketë prere nje rrenje ulliri, e kundërta ndodhe, i prodhojne vete fidanet për ullishte te reja.Per bardhanjoret shqetësim perben fakti se nuk kane ku ta çojne prodhimin:
Perveç ullirit tradicional ne Bardhaj, qe perdoret për prodhimin e vajit, vitet e fundit po mbillet edhe ulliri për tryeze. Ky eshte sjellur nga emigrantet kryesisht nga emigrantet qe jetojne e punojne ne greqi.