Friday, April 26, 2024
HomeKronika3 pjestare te familjes ne pranga

3 pjestare te familjes ne pranga

-

Tre anëtarë të një familje në Malësi të Madhe kanë rënë në prangat e policisë për plagosjen e një shtetasi tjetër. Të arrestuarit janë Dan, Besmir dhe Edmir Toskaj, 60, 34 dhe 36 vjeç, përkatësisht babë, bir dhe nip, të tre banues në Malësi të Madhe. Ata dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin Q.S. për motive hakmarrje, pasi prej disa vitesh janë në konflikt të ashpër si familje. Ngjarja ka ndodhur tek një lokal në fshatin Vrakë. I dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje” në bashkëpunim.
Ndërkohë në Lezhë, policia parandaloi një vrasje në fshatin Torovicë, duke arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar. Blutë bënë të ditur se dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe në debat e sipër shtetasi Agron Gjeka 40-vjeç ka tentuar të vrasë bashkëfshatarin e tij me iniciale L.B, 31 vjeç. Kanë qenë banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe falë ndërhyrjes në një kohë të shpejtë të këtyre të fundit u parandalua vrasja. Ne pranga ra 40-vjeçari Agron Gjeka, ndërsa janë zbardhur edhe motivet e ngjarjes. Sipas të dhënave, konflikti midis tyre e ka zanafillën për çështje pronësie. Materialet procedurale ndaj 40-vjeçari të arrestuar ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “vrasja me paramendim e mbetur në tentative” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts