Shkodra përjetoi një nga ngjarjet më të mëdha, atë të Lumturimit të 38 martirëve të fese.
Me dekret të Papa Franceskut 38 kleriket katolike u shpallën të Lumë. Mesha Shenjtë u celebrua në Katedralen “Shën Shtjefni”, nga Hirësia e Tij Kardinali i Kongregatës për Çështjen e Shenjtërve Angelo Amato ndërsa merrnin pjesë Ipeshkvinjë nga Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Italia, Gjermania dhe Lituania si dhe shumë klerikë, rregulltarë e rregulltare. Kardinal Amato në fjalën e tij u shpreh.
Sheshi Gjon Pali dhe e gjitha rruga drejt Katedrales ishte e mbushur nga besimtarw tw shumtw tw ardhur nga tw gjitha trojet shqiptare dhe shtetet fqinje. Per kete arsye ishin instaluar ekrane te medhenj qe transmetuan te gjithe kremtimin, ndwrsa policia kishte marre te gjitha masat per mbarevajtjen e ceremonise. Te pranishem ne meshen e shenjte perveç klerikeve, ishin edhe autoritetet e larta te shtetit Shqiptar, si Presidenti Bujar Nishani, Ministra te Kabinetit, kryetari i parlamentit Ilir Meta, Perfaqesues te Qeverise se Kosoves, drejtuesit e opozites etj.
Në fund të meshës Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare imzot Angelo Massafra falenderoj Kardinal Amaton dhe gjithë klerikët e pranishëm për këtë ceremoni. Ndërsa nuk arriti ti përmbante edhe emocionet….
Cdo besimtare qe mori pjese ne kremtim u njoh edhe me momentet e fundit te jetes se 38 klerikeve katolike qe u torturuan dhe u vrane nga regjimi komunist. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Shqipëria!” ishin fjalet e fundit te tyre.