Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, njëherësh Kryetar i Kuvendit te Shqipërisë, zhvilloi ne Grand Hotel Evropa një takim ne anëtare te LSI-se, drejtuesit e strukturave te sa dhe te zgjedhurit ne Qarkun e Shkodrës. Takimi u hap u nga deputeti Agron Çela, i cili theksoi rritjen e kësaj force politike edhe gjate fushatës për zgjedhjet e reja. Çela tha se vetëm ne Shkodër janë bere gjate kësaj periudhe mbi 1600 anëtarësime te reja, pjesa dërmuese e te cilëve te rinj.
Edhe kryetarja e LSI Puke, Saimira Laçi, vuri ne dukje angazhimin e gjithë anetaresise ne ketë bashki, si dhe rritjen e forcës se saj organizative.
Ne fjalën e tij, Kryetari i LSI, Ilir Meta, pasi ka vlerësuar angazhimin ne rritje te kësaj force politike ne Qarkun e Shkodrës, u shpreh se LSI do te vazhdoje me me intensitet përkushtimin e saj ndaj qytetareve, e veçanërisht rinise
Meta ne vijim theksoi se LSI si një force politike e përgjegjshme, tregoi edhe ne fushatën zgjedhore brenda saj, nivel te larte demokracie.
Ditën e diele dt. 6 nëntor, Anëtarësia e LSI do te zgjedhe sipas parimit një anëtar një vote kryetarin e partisë. Konkurrojnë Ilir Meta, Shezai Rrokaj dhe Përparim Spahiu.