Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetBashkia jashte loje !

Bashkia jashte loje !

-

Pas ores 21.00 te mbremjes, gjendja ne qytetin e Shkodres ka qene mjaft e rende ! Reshjet e shiut, brenda pak minutave, krijuar nje situate bllokuese nga ujrat qe vershonin nga çdo ane. Pamjet e filmuara tregojne qarte se si qyteti u pushtua nga ujrat ! Nje gjendje qe te krijonte përshtypjen se ketu vetem sistem kanalizimesh nuk ka, pavaresisht deklaratave te herepashereshme te kryetares se Bashkise Shkoder, Voltana Ademi, se gjithçka ka ndryshuar. Jo me larg se dje kryebashkiakja kerkoi qe me fondet e bashkise nga taksat e qytetareve ,te punesoje njerez ne bordet e hidrocentraleve gjoja per te kontrolluar shkarkimet kur ne te vertete duhet te kontrolloje ujerat qe vershojne si lumenj ne qytet sepse askush nga bashkia nuk e ka marre mundimin te pastroje qofte edhe nje pusete te vetme apo nje meter kanal ! Imagjinohet lehte me ketë gjendje, se sa ajo e ka njohur dhe e njeh gjendjen ne qytetin e Shkodres, kur edhe për nje ore reshje shiu, i gjithe qyteti bllokohet nga vershimi i ujrave ! Dhe jo vetem qyteti, por edhe ne disa njesi administrative ujrat shkaktuan përmbytje, si ne fshatra te Gurit te Zi apo ne Ana e Malit. Qe ne fillim te vitit, Bashkia Shkoder ligjërisht administron sistemin kullues e vadites, qe do te thote pergjigjet për marrjen e masave qe kane te bejne me pastrimin e kanaleve dhe venien ne gadishmeri te gjithe rrjetit kullues për periudhen e dimrit. Kjo edhe për faktin se Shkodra njihet tradicionalisht si zone me rrezikshmëri te larte permbytje. Por gjendja e krijuar nxori bllof punen qe u trumbetua nga Bashkia për pastrimin e kanaleve ne njesite administrative. Faktikisht, rrjeti i kanalizimeve ne njesite administrative te zones se Nenshkodres, eshte jashte funksionit ! Bashkia Shkoder mund te gjeje gjithfarë justifikimesh, por e vërteta eshte krejt tjeter, dhe ketë e tregon situata e krijuar brenda 24 oreve nga reshjet me përmbytje.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts