Thursday, April 18, 2024
HomeAktualitetBie niveli i Kirit

Bie niveli i Kirit

-

…….Keto kane qene prurjet e lumit te Kirit dy dite me pare, me daten 7 nentor, diten e fillimit te reshjeve ! Siç tregohet nga filmimet, niveli i prurjeve ujore eshte i konsiderueshem….Por dy dite me pas kemi nje situate krejt tjeter ! Prurjet rrëmbyese te Kirit kane rene ndjeshem dhe po i afrohen gjithnjë shtratit te zakonshem ! Kjo duket edhe për faktin se intensiteti i reshjeve ne malet e Dukagjinit, nga buron ky lum, ka rene ! Gjithesesi, niveli i dy diteve me pare, ishte nje sinjal domethenes për Bashkine Shkoder, qe te kujtohej për kontrollin e Argjinatures se këtij lumi, qe mbron qytetin, pasi dimri eshte i gjate dhe reshjet do te vazhdojne. Edhe pse u kërkua dy dite me pare qe kjo gjendje te vëzhgohej, faktikisht nga Bashkia asnjë njoftim nuk ka se çfare eshte bere ! Kiri tani po rrjelle i qete si tek Ura e Bardhajve, ku para dy diteve shkaktoi gërryerje, ashtu dhe tek Ura prane Varrezava te Deshmoreve, për te vazhduar drejte Ures se Bahçallekut. Eshte ne nje nivel ku nuk perben rrezik, por për ketë gjithçka mvaret vetem nga reshjet ne zonen e Dukagjinit.Me shtimin e tyre, edhe prurjet ujore te Kirit rriten brenda pak oresh, gje qe dikton vëzhgimin e tij te perditeshem gjate gjithe stines se dimrit, për te parandaluar demet qe mund te shkaktoje ne Bardhaj apo ne lagjete periferike te qytetit te Shkodres.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts