Monday, December 2, 2024
HomeAktualitetTerhiqet uji nga zonat e permbytura

Terhiqet uji nga zonat e permbytura

-

Niveli i ujit ka rënë me gjysëm metri dhe hyrja në fshatin Obot është lehtësisht e mundur. Të vetmet me prezencë uji janë tokat bujqësore të njësisë administrative të Anës së Malit, ku në një pjesë të tyre janë dëmtuar kulturat bujqësore të stinës.

Në brendësi të fshatit mbizotëron qetësia dhe në rrugë ka kalime sporadike të banorëve. Edhe pse do të duhej të ishte një ditë normale e zhvillimit të mësimit, as shkolla 9 vjeçare e fshatit Obot nuk ka hapur dyert këtë të enjte, ndonëse urdheri i ministrisë ka qënë për të zhvilluar normalisht mësim.

Të njëjtën situatë gjen edhe në fshatin Kuç të njësisë administrative Gur i Zi. Terheqja e ujit ka liruar banesat dhe një pjesë të madhe të tokave që po bëjnë kullimin gradual. Një banorë i zonës thotë se ndikim kanë patur jo vetëm reshjet dhe hidrocentralet, por edhe kanalet kulluese të bllokuara që nuk janë pastruar nga bashkia.

Niveli i ujit tek Ura e Bahçallëkut në krahasim me një ditë më parë ka rënë me 1.20cm. Kjo është reflektuar menjeherë tek harku i Berdicës i cili nuk ka prezencë uji dhe lehtësisht kalohet nga automjetet.

Vështirësi të mëdha po paraqiten edhe në zonat malore, ku në Pult dalja e perrenjve ka bllokuar rrugët dhe ka shkatërruar 8 ura. Gjithashtu janë dëmtuar shkollat e Kirit, Planit dhe e Brucajve. Ndërsa në Shalë rruga vazhdon të jetë e bllokuar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts