Nuk ka te beje me reshjet, pasi është shembur qe ne stinën e verës, por akoma s’është riparuar ! Ne ketë segment, qe i përket Qaf Çelës ne rrugen Shkodër – Puke, automjetet detyrohen te bëjnë kujdes, pasi ndryshe përfundon ne Gremine ! Edhe pse kjo gjendje njihet nga Autoriteti i Rrugëve te Veriut prej disa muaj, faktikisht akoma nuk është ndërhyrë për ta riparuar ! Ne ketë situate e zuri edhe stina e dimrit, e shoqëruar me reshje shiu dhe me vone edhe dëborë, gjë qe do te thotë se qarkullimi i automjeteve vështirësohet akoma me shume si gjate ditës ashtu dhe natën. E jo vetëm kaq, por ajo qe është me shqetësuesja, edhe rreziku për aksidente këtu është shtuar ! Por pavarësisht këtij fakti, është vonuar dhe vazhdon te vonohet riparimi i saj. E njëjta situate është edhe ne dalje te qytetit te Pukës, ne rrugën për ne Fushe Arrës ! Edhe këtu ka disa muaj qe është shembur muri mbajtës e bashke me te edhe një pjese e konsiderueshme e trasesë se rrugës. Kjo ka detyruar qe drejtuesit e mjeteve ta devijojnë ketë segment duke e zgjeruar trasenë ne pjesën e pyllit, pasi edhe kjo është lëne për një kohe te gjate pa ndërhyrë. Ashtu si ne segmentin Shkodër – Puke, edhe ne segmentin Puke – Fushe Arrës, qarkullim i automjeteve është i konsiderueshëm, pasi është rruga kryesore e lidhjes se gjithë kësaj zone deri ne Fierze me Shkodrën dhe anasjelltas ! Është kjo një arsye me shume për kujdesin qe kërkon ne mirëmbajtjen e saj, por gjendja e aktuale tregon se është lëne ne harrese !
