Thursday, September 21, 2023
HomeAktualitetHapesirat perreth stadiumit "godasin" ekonomine e qytetit

Hapesirat perreth stadiumit “godasin” ekonomine e qytetit

-

Siguria qe te ofron stadiumi “Loro Borici” ka marre nje note negative dhe per kete arsye ndeshja mes Shqiperise dhe Izraelit eshte transferuar ne Elbasan. Por ku qendron problemi I cili eshte shtruar disa here nga organet me te larte te futbollit europian e atij boteror ? Nga burime te tv1 channel mesohet se nje nga arsyet kryesore te spostimit te ketij takimi ka te beje me mosplotesimin e kushteve nga ana e bashkise per krijimin e hapesirave te nevojshme perreth stadiumit. Nga inspektimet e vazhdueshme te UEFAS dhe FSHF eshte vene theksi disa here per plotesimin e ketij kushti thelbesor per zhvillimin e takimeve brenda standarteve te sigurise ne kete impiant. Por kokefortesia e kyebashkiakes Ademi e cila ne asnje moment nuk ka shprehur gatishmerine e saj per te punuar ne drejtim te plotesimit te ketij kushti, ka sjelle edhe perplasjen e saj me qeverine e cila nuk ka ngurruar te investoje me shume se 12 milion euro per te ndertuar nje stadium te nivelit te 4 te standarteve europiane dhe gjithashtu nuk ka gjetur gjuhen e perbashket as me federaten shqiptare te futbollit per te arritur marreveshjen perfundimtare per menaxhimin e tij. Por per cfare behet fjale realisht ? Stadiumit “Loro Borici” eshte I rrethuar nga te gjitha anet me ndertime ku thuajse I merret fryma ndersa sheshi perpara tij eshte vetem disa metra aq sa edhe autobuzet e kombetareve e kane te veshtire te parkohen. Ndryshimi mes ketyre impjanteve sportive eshte ky !

Ky fakt eshte konfirmuar edhe nga vete presidenti I federates shqiptare te futbollit Armando Duka.
Si rrjedhoje te gjitha keto institucione madhore sic jane UEFA,FSHF dhe qeveria shqiptare kane vendosur qe ndeshjen ta spostojne ne elbasan. Por cfare do te thote kjo ne terma ekonomike per qytetin tone dhe per vete kete bashki?Nje llogaritje e thjeshte duke u bazuar ne tre ndeshjet e mepareshme qe jane luajtur ne Shkoder nxjerr ne pah se qyteti yne do te humbase rreth 800.000 deri ne 1.000.000 euro nga mos zhvillimi i ketij takimi ne “Loro Borici”. A e ka Shkodra kete luks t’i thote jo kesaj shume, thjesht per nje kapriçio te kryebashkiakes e cila ka marre ne dore flamurin e paladines se popullit , por ne te vertete me arrogancen e saj po i shkakton qytetit, tregtareve dhe vete bashkise nje dem te jashtezakonshem ekonomik??

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,869FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts