Monday, December 9, 2024
HomeSportFSHF “puç” me biletat online

FSHF “puç” me biletat online

-

Kaos pa fund per te siguruar nje bilete por veshtiresi pa fund edhe per te marre parate e tua mbrapsht kur ndeshja luhet ne nje vend tjeter. Ata tifoze qe I moren biletat ne sportelet e licensuara nga FSHF I konvertuan apo moren parate po aty. Problemi qendron tek qytetataret qe shpenzuan para per ti blere ato online dhe deri me tani I vetmi shpjegim nga federata eshte nje email qe eshte vendosur ne dispozicion te tyre. Ata qe ende nuk kane marre nje pergjigje nga FSHF, duhet te shkruajne tek kjo adrese bileta@t-ticket.al dhe automatikisht do tu mberrije bileta e konvertuar. Pra me apo pa deshiren e tyre ata do te marrin bileten per ne Elbasan ndonese nje pjese e madhe e tyre nuk duan. Ne Shkoder jane dhjetra e dhjetra qytetare qe kane vepruar ne kete menyre por qe me nderrimin e vendit organizator nuk preferojne te udhetojne drejt Elbasanit per shkaqe te ndryshme. Keshtu federata po tenton te detyroje tifozet qe te ndjekin kombetaren. Perfaqesues te institucionit me te larte te futbollit ne vend kane bere te ditur per tv1-channel se do te kthehen vetem bileta dhe jo para duke mbyllur te gjitha diskutimet. Nje vendim I rende dhe I njeanshem I FSHF-se ne dem te qytetareve te shkodres dhe jo vetem. Nderkohe per sfiden e se Shtunes policia e shtetit ka marre masa ekstreme. Rreth 2 mijë efektivë që përfshijnë repartin e forcave speciale RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Drejtorinë e Antiterrorit, Forca të Posaçme Operacionale dhe Drejtoritë e Policisë së Tiranë dhe Elbasanit. Policia e shtetit I kerkon tifozeve qe hyrja te behet 2 -3 ore para ndeshjes pasi kontrollet do te jene te imtesishme ndersa ne shkallet e stadiumit do te jene edhe nje numer I madh I forcave speciale si civile.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts