Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetImam Sytari komenton arrestimet

Imam Sytari komenton arrestimet

-

Myftiu i Shkodres imam Muhamed Sytari ka komentuar për herë të parë publikisht çeshtjen e arrestimit të 4 shtetasve, mes të cilëve 2 nga Shkodra si të akuzuar për lidhjet me ISIS. I ftuar në emisionin “Prespektive” të gazetares Linda Doda, myftiu Sytari i ka quajtur dashakeqe shkrimet e disa mediave që vetëm mbjellin pasiguri, duke ju referuar në këtë rast edhe çeshtjes së mos zhvillimit të ndeshjes
Kjo propagandë nuk mund të cënojë apo abuzojë me besimin islam shtoi Sytari.

Për më shumë se 60 minuta, myftiu i Shkodres ka komentuar të gjitha zhvillimet që lidhen me besimin islam, harmoninë fetare në vendin tonë si një model që duhet ruajtur dhe forcuar, por në të njëjtën kohë edhe për sulmet që në vazhdimësi i bëhet Islamit, duke e lidhur me ngjarje, individë apo emra që nuk kanë asnjë lidhje me atë çfarë predikon Kurani.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts