Kater dite me pare, me daten 8 nentor gjendja ne argjinaturen e Darragjatit, njesia administrative Dajç, ishte mjaft e rende. Nje pjese e saj ishte shembur nga ujrat e rrëmbyera te lumit Buna. Ishte kjo situate e rrezikshme qe u be objekt i mbledhjes se shtabit te emergjencave civile te Prefektures Shkoder, ku prefekti Paulin Radovani, kërkoi ndërhyrjen e menjershme.Per riparimin e saj u angazhua Bordi i Kullimit, dhe diten e shtune date 12 nentor, eshte nje gjendje krejt tjeter, e permiresuar. I gjithe segmenti i shembur i argjinatures eshte mbushur me çakull e po keshtu edhe brezi mbrojtes. Sipas specialisteve, besohet se për ketë faze amergjente argjinatura do tu rezistoje prurjeve te lumit buna, duke minimizuar keshtu rrezikun e përmbytjeve ne ketë zone. Kjo do te mbahet me ndërhyrje përforcuese nga Bordi i Kullimit deri ne pranvere, dhe me pas do te zbatohet nje projekt i plote për sistemimin e gureve ne blloqe me rrjeta e betonimin e prites, bashke me gjithe brezin e siperme te argjinatures. Kjo pike eshte me e rendesishmja ne zonen e Nenshkodres për te parandaluar rrezikun e përmbytjeve, pasi ketu përqendrohet përplasja e pare dhe me e renda e ujrave te Bunes me brigjet e Dajçit. Shperthimi i saj, do te pasohej me permbetyjen e gjithe kesaj zone perfshi edhe Trushin, nje situate kjo e provuar ne përmbytjet e vitit 2010 – 2011, ku uji arriti ne lartesine mbi 2 meter.