Friday, March 29, 2024
HomeSportArbitri dhe fati “kunder” Shqiperise

Arbitri dhe fati “kunder” Shqiperise

-

2 kartona te kuq 2 penallti dhe 3 gola te pesuar eshte bilanci I ndeshjes mes kombetares Shqiptare dhe asaj te Izraelit. Ne “Elbasan Arena” kuqezinjte pesuan humbjen me te thelle te epokes se Gianni De Biasit ku u munden 0 me 3. Protagonist te ketij takimi nuk ishin lojtaret miq por vete arbitrit Turko-Gjerman Ajetkin I cili vendosi fatet e ndeshjes. Deri ne minuten e 17 kombetarja shqiptare zhvilloi nje loje te mire duke patur madje edhe disa raste per gol por ne nje kundersulm, sulmuesi izraelit Zahavi shkeputet dhe Gjimshiti e ndalon por ne menyre te parregullt. Kryesori i ndeshjes e ndëshkon mbrojtësin tonë me të kuq, ndërsa akordon 11-metërsh. Zahavi ekzekuton saktë dhe kalon Izraelin në avantazh. Megjithëse me një lojtar më pak, kombëtarja kuqezi arriti të gjejë forca duke reaguar, por goli nuk erdhi. Ne momentin me te mire te Shqiperise kur po I afrohej golit vjen edhe episodi I dyte I qe ndeshkon serish kombetaren.
Ishte minuta e 55, kur sërish kryesori gjerman i takimit bëhet sërish protagonist. Pas një nxehje gjakrash mes portierit Berisha dhe sulmuesit Zahavi, arbitri ndëshkon me kartonin e kuq portierin tonë dhe akordon sërish 11-metërsh. Mungese profesionalizmi I gardianit te portes shqiptar por edhe vendim I tepruar I kryesorit te ndeshjes Ajtekin. Alban Hoxha perballe sulmuesit Izraelit ben mrekulline duke pritur penalltine megjithese kuqezinjte jane me 9 lojtare ne fushe. Në minutën e 66 edhe fati eshte me Izraelitët dyfishojnë me një gol mjaft me fat, pasi topi i grushtuar nga Hoxha përplaset në këmbët e njërit prej lojtarëve kundërshtar dhe përfundon në rrjetën tonë. Në minutën e 84, Atar shënoi edhe golin e tretë për Izraelin duke e vulosur rezultatin në 0-3. Nje humbje e rende per kuqezinjte e kombetares teksa ndeshjen e radhes e kane me Italine ne muajin Mars.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts