Thursday, December 5, 2024
HomeAktualitetNe pranga autoret e grabitjes se xhamise

Ne pranga autoret e grabitjes se xhamise

-

Policia e Shkodres ka vënë në pranga 2 prej grabitësve të xhamisë “Ebu Beker” dhe ka shpallur në kërkim dy shtetas të tjerë. Bashkë me zbardhjen e kësaj ngjarje, uniformat blu kanë dokumentuar me prova ligjore 3 vjedhje të ndodhura në qytetin e Shkodres. Të arrestuar janë, 25 vjeçari Sokol Marku lindur në Breg Lumi dhe banues në lagjen Guerrile, i dënuar më parë si dhe 16 vjeçari E. Kasemi lindur dhe banues në lagjen “Barbullush” të Shkodres. këto shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë thyer derën anësorë të xhamisë në qender të qytetit dhe kanë dëmtuar arkën e pareve ku kanë marrë shumën që ndodhej brenda saj. Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: B.Gj. 23 vjeç, banues në Shkodër pasi dyshohet të ketë vjedhur 2 televizorë në banesën e shtetasit R.H. Si dhe 41 vjeçari E.Ç pasi dyshohet të ketë vjedhur në lagjen “Tom Kola” biçikletën e shtetasit B.M. Nga ana e policisë vijon puna për kryerjen e veprimeve hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të tjera, ku dyshohen shtetasit e sipërpërmendur, si autorë, kryesisht vjedhje biçikletash e motorrçikletash. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhje”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts