Wednesday, April 24, 2024
HomeAktualitetPerplasje bashki - prefekture per landfildin

Perplasje bashki – prefekture per landfildin

-

Kjo është përgjigjia e kryetares së bashkisë Shkoder Voltana Ademi rreth çeshtjes së borxhit ndaj landfild-it të Bushatit. Por si qëndron e verteta dhe realisht a i ka shlyer të gjitha detyrimet kjo njësi vendore. Pse prefekti Paulin Radovani deklaroi pak ditë më parë shumën e borxhit që bashkia kishte ndaj ndërmarrjes që administron landfild-in. Në fakt shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo ditë dhe këtë e konfirmon vetë prefekti Radovani, i cili thotë se edhe sot që Ademi flet për shlyerje të detyrimeve, bashkia ende ëshhtë borxh mbi 4 milion lekë dhe kjo pranohet zyrtarisht nga dega e thesarit Shkoder, por edhe ndërmarrja e administrimit të landfildit.

Megjithatë nga deklarata e parë diçka ka ndryshuar, pasi një pjesë e borxhit është shlyer.

Letra e bashkisë e bazuar në informacione informale, ka marrë një përgjigje zyrtare dhe të plotë nga ministri i Transportit Sokol Dervishi. Plot 392 milion lekë të vjetra janë akorduar për 2017-en që të vijojë investimi i landfild-it, për të cilin bashkia Shkoder që nuk e ka në territor luan rolin e të shqetësuares.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts